Ju Lutem Klikoni ne Reklama me rrespekt STAFFI Online24News online24news: 2014

Wednesday, December 24, 2014

Kallashi nuk ndalohet ne Kufi nga policia e maqedonis



Nuk po di pse flisni ju web-site tjerat shum per kallashin ja beri ndeshje ja e nali policia ja ashtu ja keshtu pse nuk i kqyrni punt  e juaja me rrespet STAFI /Online24News/

Donjeta Kosumi ( KALLASHI ) Vajza me e shikuara ne kosov , 


Arta Bajrami, pa të brendshme në klipin e ri (Foto)



Arta Bajrami duket se po na sjell diçka shumë provokuese në videoklipin e saj të ri.

Këngëtarja kosovare ka paralajmëruar se së shpejti do të lansojë hitin e saj të ri, të titulluar “Provo bitch”.
Ditë më parë ajo publikoi edhe disa foto nga xhirimet e kripit, në të cilat duket se ajo nën veshjet nuk mban të brendshme.
“Provo Bitch” është një bashkëpunim i Artës me vëllain e saj, producentin Don Arbas, dhe pritet të lansohet me klip gjatë kësaj jave. /Online24News/


Shtatzënia nuk ia prish format Norës (Foto)



Nora Istrefi vazhdon të ketë një trup seksi, edhe pse është në mes të shtatzënisë së saj.

Këngëtarja kosovare së fundi konfirmoi spekulimet se ajo pret fëmijën e parë të saj me bashkëshortin Robertin. Kjo e detyroi atë të largohet nga konkurrenca në “Dance With Me”, i cili spektakël përfundoi mbrëmë.
Por, ajo ndoshta është ngutur me largimin nga spektakli pasi, edhe pse hoqi dorë, fiziku i saj ende nuk ka ndryshuar shumë.
Nora ka postuar një fotografi në Instagram ku tregon vijat seksi të trupit, me barkun që ende nuk duket i fryrë. Fotografia është realizuar mbrëmë, ku Nora ishte mysafire në finalen e shout në fjalë. /Online24News/


Enca Haxhia, një baba-dimër seksi (Foto)



Enca Haxhia rikthehet në qendër të vëmendjes me disa poza të reja provokuese.

Këngëtarja nga Shqipëria ka vendosur të pozojë si “baba-dimër” në prag të festave të fundvitit. Por, përveç kapelës së kuqe asgjë tjetër nuk asocion në plakun e Vitit të Ri apo në diçka tjetër festive.
Bukuroshja edhe një herë ka në fokus këmbët e saj seksi, të cilat janë të ekspozuara plotësisht, si rezultat i veshjes së paktë të saj.
Megjithatë kësaj here ajo shfaqet pak më “e përmbajtur” pasi ka mbuluar gjoksin me flokët e kuqe, për të lënë të dalin në pah më shumë edhe buzët.
“Më lejoni të bëhem baba-dimri juaj”, ka shkruar ajo në gjuhën angleze sipër fotografisë së publikuar në Facebook. /Online24News/


Tuesday, December 23, 2014

Genta e Kastro puthen në publik! (Foto)



Publikisht edhe Genta edhe Kastro janë beqarë, ata ka kohë që mbajnë këtë status dhe nuk flasin në media për lidhjet në jetën e tyre.

Por të dy këta janë parë shumë të afërt në after partyn që u organizua në përfundimin e Këngës Magjike, transmeton inlajm.
Kastro shihet duke e joshur Gentën, ndërkaq që as ajo nuk i ka rezistuar sharmit të tij.
Ata gjatë tërë natës e kanë shoqëruar njëri tjetrin, duke shkëmbyer edhe puthje e përqafime.
Nuk dimë nëse ata janë në një lidhje, apo efekti i alkoolit ka krijuar këtë intimitet mes tyre.
Ndryshe, Kastro nuk ka deklaruar lidhje që nga ndarja e tij me Erleta Hotin, me të cilën ka edhe një vajzë, njëjtë sikurse Genta, e cila pas ndarjes me Milot Binakun, nuk është parë në krah të dikujt tjetër


Elvana Gjata ekspozon të brendshmet (Foto)



Pas shumë VIP-ave tanë që ekspozojnë trupin, duket se i ka ardh rendi edhe një ndër këngëtareve më të mira të estradës tonë muzikore, që të promovoj pjesë intime të trupit.

Këngëtarja Elvana Gjata ka publikuar një foto në Instagram në të cilën e shfaqet e veshur me të kuqe dhe një fund ndryshe nga herët e tjera.
Gjata ka zgjedhur të vesh një fund të kuq ku në pjesën e poshtme të tij duket i përbërë nga material plastik, transmeton Online24News
“Kush tjetër?”, ka shkruar përbri fotos së publikuar në Instagram, Elvana.
Gjithashtu me anë të kësaj veshje duket se janë ekspozuar të brendshmet e këngëtares sigurisht edhe ato në ngjyrë të kuqe. /Online24News/


Ja çka thotë Vali Corleone për Kallashin e Shkëndije Mujajn



Një shkrim i Vali Corleones që po qarkullon në rrjetet sociale, ka ironizuar me dy femrat seksi, të cilat pothuajse nuk ka ditë që nuk postojnë foto të pasmeve dhe gjokseve të tyre.

Bëhet fjalë për dyshen e skenës sonë të argëtimit, valltaren Donjeta Kosumin-Kallashi, dhe Shkëndije Mujajn, transmeton Telegrafi.
“Kallashi dhe Shkëndije Mujaj kur kanë qenë te unë kanë bërë fotografi me paratë e mija, e sot thojnë se nuk më njohin”, shkruan Vali Corleone, duke ironizuar me një qeshje
“Absolut po mos të isha unë, ato asgjë nuk do të ishin. Ok ok. Absolut king jam unë”, është ky postimi që po qarkullon në rrjetet sociale. /online24news/

Në një ditë dhjetori të vitit 1989, tre gazetarët e faqeve të kulturës në gazetën Rilindja, Mehmet Kraja, Xhemail Mustafa dhe Ibrahim Berisha, në kafe Elida të Prishtinë, më përfshinë në një bisedë të hershme të tyre: mendonin rreth themelimit të një partie alternative shqiptare në Kosovë, shkruan Ali Aliu, në Kujtimet e tij, që ia dha QIK-ut.



Gjatë vjeshtës së atij viti në hapësirën jugosllave, e sidomos në Slloveni dhe Kroaci, ishin themeluar disa parti të tilla.
Natyrisht, ideja e këtij grupi iniciues për të bërë një parti e tillë, kishte përballë disa nga vështirësitë dhe sfidat jo të lehta. Edhe për arsyen e njohur se demokracia në Lubjanë dhe Zagreb bënte firë deri sa mbërrinte në Prishtinë. Aq më shumë kur dihej se Kosova ishte thuaja në një gjendje të jashtëzakonshme ushtarako-policore.
Pra, një nga dilemat ishte kjo: e para, a do të mund të kalonin pa ndëshkim nxitësit dhe nismëtarët e themelimit të një partie që do ta sfidonte partinë komuniste dhe e dyta, edhe po të kalonte pa ndëshkim dhe burgosje, a do të kalonte filtrin e administratës federale, ku duhej të bëhej regjistrimi? Një problem dhe hamendësim i këtij grupi ishte edhe problemi i kryetarit të partisë.
Gjatë diskutimeve të gjata dhe të shumta mes katërshes inicuese, dëgjova se njëri nga grupi paskësh provuar t’i propozojë një rol të tillë Ibrahim Rugovës, aso kohe kryetar i Shoqatës së Shkrimtarëve, i cili paskësh refuzuar. Këto dhe biseda tjera gati parapërgatitore zhvilloheshin me ditë, javë, kryesisht në lokalet e ëmbëltores Elida. Gjatë një debati të tillë, tani më i katërshes, në tavolinën tonë u drejtua Jusuf Buxhovi, edhe ai gazetar në Rilindje.
Kolegët e tij nuk e ndërprenë bisedën dhe u duk sikur u inkuadrua edhe i pesti në këtë nismë. Për më shumë, gjatë ditëve më vonë, Buxhovi filloi të na pajisë me tërë dokumentacionin e duhur për themelimin dhe regjistrimin e partisë. Dhe, një ditë u caktua data e themelimit – 23 dhjetori. Njëra nga kërkesat e Ministrisë të Drejtësisë Federative në Beograd për themelimin e partive të reja ishte edhe firma e të paktën tridhjetë anëtarëve.
Grupi në fjalë i mori të gjitha masat që të sigurohet prania e numrit të duhur për tridhjetë firmat e domosdoshme... Dhe deri ditën e fundit, ditën e themelimit të partisë, ne nuk kishim një kryetar të mundshëm të sigurt. Dikush nga ne përmendi emrin e Rexhep Qosjes.
Jusuf Buxhovi u paraqit vullnetarisht të bisedojë me të. Takimi në Institutin e Albanologjisë ai e bëri ditën e themelimit të partisë, ora 9, meqë në orën 11 ishte caktuar tubimi themelues. Gjithnjë tek Elida, Buxhovi kthehet nga ai takim duke thënë se as Qosja nuk pranoi. Kur u nisëm drejt lokalit të Shoqatës së Shkrimtarëve, Mehmet Kraja, ashtu siç e ka thënë edhe në librin e tij, u nda nga tre të tjerët dhe më tha: Jusuf Buxhovi shfaqi dëshirën që të bëhet kryetar. Do të ishte mirë që të provojmë edhe një herë, edhe ti edhe unë, të bëjmë presion mbi Ibrahim Rugovën që të pranojë.
Nëse nuk do të mundemi, unë nuk do të hyj në kryesi me kryetar Buxhovin. Me këtë synim hymë në lokalet ku numri i të pranishmëve ishte më i madh nga sa duheshin firma. Dhe kur u hap mbledhja u sqaruan idetë, synimet, forma e organizimit, prioritare u shtrua zgjedhja e kryetarit. Insistimi këmbëngulës i Krajës dhe imi, duke bërë presion, bëri që më në fund Ibra pranoi postin e kryetarit të LDK-së. /online24news/