Publikisht edhe Genta edhe Kastro janë beqarë, ata ka kohë që mbajnë këtë status dhe nuk flasin në media për lidhjet në jetën e tyre.
Por të dy këta janë parë shumë të afërt në after partyn që u organizua në përfundimin e Këngës Magjike, transmeton inlajm.
Kastro shihet duke e joshur Gentën, ndërkaq që as ajo nuk i ka rezistuar sharmit të tij.
Ata gjatë tërë natës e kanë shoqëruar njëri tjetrin, duke shkëmbyer edhe puthje e përqafime.
Nuk dimë nëse ata janë në një lidhje, apo efekti i alkoolit ka krijuar këtë intimitet mes tyre.
Ndryshe, Kastro nuk ka deklaruar lidhje që nga ndarja e tij me Erleta Hotin, me të cilën ka edhe një vajzë, njëjtë sikurse Genta, e cila pas ndarjes me Milot Binakun, nuk është parë në krah të dikujt tjetër